Për dy denarë shtrenjtohen derivatet e naftës
- Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të rriten për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:12, 27 korrik, 2023

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të rriten për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Nga KRRE sqarojnë se rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në raport me vendimin e marrë të hënën.
Sipas vendimit të ri, pmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 84.5 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 86.5 denarë, i dizelit 74.5 denarë për litër dhe i vajit ekstra i lehtë për amvisëri 73.5 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit për 1.337 den/kg, i cili tani do të jetë 42.338 den/kg.
Foto: Arkivi i MIA-s