• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për 3,2 për qind është ulur numri i punëtorëve në industri në tetor, në nivel vjetor

Për 3,2 për qind është ulur numri i punëtorëve në industri në tetor, në nivel vjetor

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Për 3,2 për qind është ulur numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, ndërkaq shënon rritje prej 0,6 për qind në periudhën janar-tetor të këtij viti krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika (ESHS).

Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 4,6 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 1,1 për qind, ndërsa rënie në sektorin Industri përpunuese për 3,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në tetor të këtij viti, në krahasim me tetorin e vitit 2023, shënon rritje tek Energjia për 4,6 për qind, Prodhime kapitale për 1,5 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 24,3 për qind, përderisa rënie shënon tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 6,3 për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 8,6 për qind. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR