Për 24 orë regjistrohen 21 aeroplanë kinezë në afërsi të Tajvanit
- - Armata e Tajvanit regjistroi 21 aeroplanë kinezë dhe 15 anije rreth Ishullit gjatë 24 orëve të kaluara, njoftuan autoritetet e Tajvanit.
- Post By Fitore Curri
- 09:16, 27 maj, 2024

Taipei, 27 maj 2024 (MIA) - Armata e Tajvanit regjistroi 21 aeroplanë kinezë dhe 15 anije rreth Ishullit gjatë 24 orëve të kaluara, njoftuan autoritetet e Tajvanit.
Dhjetë aeroplanë kinezë kanë hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes kundërajrore të Tajvanit.
Më 23 dhe 24 maj Kina zbatoi stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, disa ditë pas inaugurimit të presidentit të ri Lai Çing-te. fc/
Fotografia: EPA