• e shtunë, 04 maj 2024

Osmani: Vota juaj nuk është vetëm zgjidhje e njëhershme, por investim për të ardhmen

Osmani: Vota juaj nuk është vetëm zgjidhje e njëhershme, por investim për të ardhmen

Kumanovë, 18 prill 2024 (MIA) - Për disa ditë do të vendosni nëse jemi për integrim ose për izolim, theksoi sonte kandidati për president të shtetit nga Fronti Evropian Bujar Osmani para kumanovarëve. 

“Në mesin tuaj shoh shumë njerëz që janë të gatshëm të hapin një kapitull të ri në historinë e lavdishme të qytetarëve tanë në vendin tonë të përbashkët”, tha Osmani.

"Për disa ditë do të vendosni nëse jemi për integrim ose për izolim. Ky është një vendim që duhet ta merrni në dorën tuaj. Por, vota juaj nuk është vetëm një zgjidhje e vetme. Ky është investim për të ardhmen. Investim që do të ndërtojë një mur kundër këtij nacionalizmi hakmarrës, që mund të ngrihet këtu brenda pak ditësh", tha Osmani. 

Osmani premtoi se do t'i përkushtohet ndërtimit të një shteti në të cilin, siç tha ai, çdo fëmijë do të mund të ëndërroj pa kufij. qa/

Foto: Fronti evropian

 

QËNDRONI TË LIDHUR