• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani: Vetëm një shtetas i jonë ka kërkuar evakuim nga Izraeli, situata është pjesërisht stabile dhe po vëzhgohet

Osmani: Vetëm një shtetas i jonë ka kërkuar evakuim nga Izraeli, situata është pjesërisht stabile dhe po vëzhgohet

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani informon se vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar të evakuohet nga Izraeli pas thirrjes drejtuar qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në atë vend dhe rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme pas sulmit të Iranit të shtunën kundër Izraelit.

"Deri tani është paraqitur vetëm një shtetas i ynë në ambasadën në Izrael i cili kërkon të evakuohet menjëherë për shkak të situatës. Menjëherë i është dhënë fletudhëtim që të mund të largohet nga vendi, dhe poashtu janë lajmëruar në telefonin SOS këtu në Shkup rreth katër të punësuar që janë në Izrael që t'i kemi parasysh në rast se gjendja përkeqësohet dhe të kenë numrat e kontaktit ku t'i kontaktojmë që të mund t'i tërheqim", thotë Osmani.

Ai vlerëson se situata në Lindjen e Mesme është pjesërisht stabile dhe iu bashkua thirrjeve drejtuar Izraelit që të mos revanshohet ndaj sulmit të Iranit në mënyrë që, siç thotë ai, "të parandalohet përkeqësimi i situatës dhe spiralja e konflikteve".

"Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme sot kam pasur bisedime me shumicën e ambasadorëve në atë rajon, por edhe me ambasadorin e NATO-s dhe vendet e tjera partnere. Për momentin situata është pjesërisht stabile. Shkollat ​​në Izrael janë vënë në funksion, kabineti ushtarak ende nuk ka vendim nëse do të hakmerret. Po e shfrytëzoj rastin që Izraeli të mos marrë vendim, sepse atëherë spiralja e konflikteve vetëm sa do të përkeqësohet", thotë Osmani.

Në pyetjen e gazetarëve se si nga rreth 50 shtetas të Maqedonisë që konsiderohen se janë në Izrael, vetëm një është regjistruar në thirrjen për tërheqje, Osmani thotë se kjo është për shkak të stabilizimit të pjesshëm të situatës. Ai ka udhëzuar ambasadorin tonë në Izrael që fëmijët e tij të largohen nga vendi, por pasi kanë biseduar sërish me të mëngjesin e sotëm dhe duke pasur parasysh se shkollat ​​janë hapur përsëri, situata për momentin është stabile, gjithsesi ata kanë vendosur të qëndrojnë dhe të vëzhgojnë situatën. Nga Irani, theksoi ai, nuk ka asnjë kërkesë nga qytetarët tanë, ndërsa për studentët nga Jordania që kanë dashur të kthehen në vend, për momentin thotë se nuk ka ndonjë presion apo kërkesë nga vende tjera të Lindjes së Mesme për evakuim, sepse situata është në status kuo.

North Macedonia will join the United States and Germany among others as a co-sponsor a United Nations resolution declaring July 11 as an international day of remembrance and commemoration of

"Në çdo rast jemi të gatshëm të organizohemi menjëherë. Ne kemi kujdestari të përhershme ku u përgjigjemi thirrjeve të qytetarëve", tha ministri Osmani.

Ai tha se Shtabi i krizave nuk ka numër të caktuar të shtetasve të Maqedonisë që ndodhen në vendet përreth dhe e vetmja mënyrë për të ardhur deri te kjo është regjistrimi i tyre në ambasadat tona.

"Mënyra e vetme që ne të kemi të dhëna është që qytetarët që do të paraqiten në ambasadat për të thënë se ne jemi këtu, planifikoni nëse situata del jashtë kontrollit. Edhe pse situata është stabile në Izrael dhe Lindjen e Mesme unë ju rekomandoj, paraqituni në ambasadë, le t'ju kenë në listë, jepni numrat tuaj të telefonit. Nesër nëse përkeqësohet situata do të dimë se si të kontaktojmë me ju. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë një listë të qartë për ata që janë jashtë", thotë Osmani.

Ai ftoi të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Izrael që të jenë në komunikim me ambasadën tonë në Tel Aviv në numrin kujdestar+ 972 549 267 378, si dhe në telefonat kujdestar SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme (+389 75 273 732 / +389 75 268 736 ), me qëllim përgatitjen për evakuim të mundshëm.

Madje, MPJ u bëri apel shtetasve tanë që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme për në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR