• e enjte, 04 korrik 2024

Osmani takon ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Osmani takon ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë, 16 maj 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Xhefi Hovenier, ambasadorin e  Gjermanisë, Jorn Rode, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Xhonatan Hargrevs.   

Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. 

Lidhur me këtë proces, presidentja sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.

QËNDRONI TË LIDHUR