• e hënë, 13 maj 2024

Osmani ia uroi Ditën e Pavaraësisë Siera Leones, për të cilën Beogradi thonte se e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Osmani ia uroi Ditën e Pavaraësisë Siera Leones, për të cilën Beogradi thonte se e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Prishtinë, 28 prill 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia uroi Ditën e Pavarësisë homologut të saj nga Siera Leone, Xhulius Maada Bio, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Përmes një shkrimi në platformën "X", Osmani ia uroi Bios 63-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Siera Leones nga kolonializmi britanik, përderisa mediat në Prishtinë përkujtojnë se në vitin 2020 Serbia thoshte se ky vend i Afrikës Perëndimore e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Në Ditën e Pavarësisë së Siera Leones, i dërgojmë urimet tona më të mira presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Siera Leone. Shpresoj se e ardhmja do të sjellë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj", shkroi Osmani.

Autoritetet në Prishtinë në mars të vitit 2020 e mohuan informacionin e Beogradit se Siera Leona e ka tërhequr njohjen, ndërsa për një gjë të tillë nuk kishte konfirmim zyrtar as nga Fritaun, kryeqyteti i Siera Leone. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR