Policia armene arrestoi 151 protestues kundër marrëveshjes tokësore me Azerbajxhanin
- Policia armene sot kumtoi se ka arrestuar dhjetëra persona që u përpoqën të bllokojnë rrugët në kryeqytetin Jerevan, si pjesë e protestave kundër planeve të qeverisë për t'i dhënë territor Azerbajxhanit.
- Post By Lindita Sulejmani
- 10:58, 13 maj, 2024

Jerevan, 13 maj 2024 (MIA) - Policia armene sot kumtoi se ka arrestuar dhjetëra persona që u përpoqën të bllokojnë rrugët në kryeqytetin Jerevan, si pjesë e protestave kundër planeve të qeverisë për t'i dhënë territor Azerbajxhanit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se janë arrestuar gjithsej 151 persona, që është më shumë se 88 të raportuar më parë.
Në kumtesën e mëparshme thuhet se protestuesit nuk ishin në gjendje të mbyllnin asnjë rrugë në Jerevan. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s