• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë

Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gregor Presker.

 Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se Osmani i uroi mision të suksesshëm diplomatik në vendin tonë.

 Siç njoftojnë, në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve mike, si dhe u konfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

 Osmani dhe Presker shkëmbyen mendime për situatën aktuale, si në të dy vendet ashtu edhe në rajon, konfirmojnë nga MPJ-ja.

 Foto: Ministria e Punëve të Jashtme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR