• e premte, 17 maj 2024

OSBE/ODIHR do t'i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

OSBE/ODIHR do t'i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

 Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15 do t'i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve  Xhillian Stirk, dje deklaroi se do t'i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të   nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre. 

 

Misioni i OSBE/ODIHR për monizorim të zgjedhjeve kishte më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në të gjithë shtetin për ndjekjen e procesit  të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Stirk dhe ekipi i saj janë në Shkup që nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin në nëntë lokacione të ndryshme duke i ndjekur të gjitha aspektet e përgatitjeve për këto zgjedhje. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR