• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjenerali Gjurçinovski në Bruksel mori pjesë në seancën e Komitetit ushtarak të NATO-s dhe realizoi takime bilaterale

Gjenerali Gjurçinovski në Bruksel mori pjesë në seancën e Komitetit ushtarak të NATO-s dhe realizoi takime bilaterale

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski gjatë ditës, në selinë e NATO-s në Bruksel mori pjesë në seancat e takimit të dytë vjetor të Komitetit ushtarak (KM) të NATO-s, dhe në të njëjtën kohë ka mbajtur tri takime bilaterale, njofton Shtatmadhoria e Armatës.

Shefat e Shtabeve të Armatave të vendeve anëtare të NATO-s, sipas agjendës së takimit të dytë të Komitetit ushtarak të këtij viti, diskutuan në disa sesione tema aktuale me rëndësi strategjike me fokus zbatimin e qëllimeve të përcaktuara në transformim dhe operacionalizimin e planeve mbrojtëse të Aleancës, me qëllimin për gatishmëri të plotë për t'u përballur me të gjitha kërcënimet aktuale dhe të ardhshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Gjenerali Gjuçinovski në selinë e NATO-s realizoi takime bilaterale me komandantin e Forcave të armatosura të SHBA-së dhe Evropës dhe të Komandës aleate të NATO-s për operacione, gjenerali Kristofer Kavoli, me shefin e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të armatosura të Italisë, admiralin Xhusepe Kavo Dragone dhe shefin e Shtabit të përgjithshëm të Forcave të armatosura të Turqisë, gjeneral Metin Gurak, të cilët diskutuan tema me interes të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta.

Në takimin me admiralin Xhusepe Kavo Dragone, gjeneral Gjurçinuvskit iu dha çmimi më i lartë ushtarak i Forcave të armatës italiane si konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh dhe kontributit në zhvillimin e aleancës, veçanërisht për pjesëmarrjen e përbashkët me Forcat e armatosura italiane në misionin e KFOR-it dhe në kontigjentin në Bullgari", thuhet në kumtesë.

Në këtë mbledhje të 191-të të KU-së, pas fjalëve hyrëse të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryetarit të KU-së, admiralit Rob Bauer, në dy seanca nga Komandanti i komandës supreme për transformimin, gjenerali Filip Lavinj dhe Komandanti i komandës supreme të aleatëve për operacione, gjeneral Kristofer Kavoli u prezantuan udhëzime specifike për zbatimin e planeve në fusha të veçanta.

Gjithashtu, është rishikuar edhe progresi në zbatimin e Aleancës për sa i përket spektrit të planeve të parandalimit dhe mbrojtjes, të miratuara në samitin e kaluar të NATO-s, diskutimet e të cilave do të jenë bazë për përgatitjen e samitit të ardhshëm që do të mbahet në Uashington këtë vit.

Në sesionin e Këshillit NATO-Ukrainë u diskutua mbi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, situatën aktuale në terren dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën e ofruar nga NATO.

Konkluzionet e takimit, sipas Shtatmadhorisë së armatës u bënë të ditura në konferencën e përbashkët për shtyp të pasdites së admiralit Bauer dhe gjeneralit Kavoli.

Komiteti ushtarak në nivel të shefave të Shtabit të përgjithshëm mban dy mbledhje të rregullta gjatë vitit, dhe një herë në vit takohen në një nga vendet anëtare aleate. qa/

Foto: Shtatmadhoria e Armatës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR