• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban: Suedia ka heq dorë nga civilizimi, mafia ka përdorur 284 vajza të mitura për të kryer vrasje, e di se ato nuk mund të dënohen

Orban: Suedia ka heq dorë nga civilizimi, mafia ka përdorur 284 vajza të mitura për të kryer vrasje, e di se ato nuk mund të dënohen

Budapest, 16 shtator 2025, (MIA) - Këta janë suedezët që na japin leksione mbi sundimin e ligjit. Lajmi i javës është se në Suedi 284 vajza të mitura janë arrestuar për vrasje  - njoftoi dje kryeministri hungarez Viktor Orban në X.

"Jo sepse të gjithë vranë një person së bashku, por secilin veçmas. Lexoni vetëm për këtë. Mafia i ka përdorur ato për të qëlluar viktimat e tyre sepse vajzat e mitura nuk mund të dënohen", shtoi Orban.

Sipas tij, në këtë mënyrë u shpërbë Suedia dhe pasi të ndodhë kjo, ajo që mbetet është barbarizmi.

"Ata kanë hequr dorë nga civilizimi. Ky është fundi i një procesi që filloi, Zoti e di kur. Ne kemi parë fazat e atij shembjeje, hap pas hapi, në 15 vitet e fundit. Kjo është tërheqja e qytetërimit evropian, barbarizmi. Meqë ra fjala, këta janë suedezët që na japin leksione mbi sundimin e ligjit", tha Orban.

Ndaj kësaj ka reaguar kryeministri suedez Ulf Kristersen:

"Këto janë gënjeshtra skandaloze. Nuk është për t'u habitur që ato vijnë nga një njeri që po shkatërron sundimin e ligjit në vendin e tij. Orban është i dëshpëruar për zgjedhjet e ardhshme hungareze", tha Kristersen.

Pas reagimit të tij, Orban u prononcua përsëri:

"Braktisja e vlerave tradicionale, neglizhenca e logjikës së shëndoshë dhe qeverisja e dobët kanë çuar në forcimin e barbarizmit në shtëpinë e një prej kombeve më të mëdha të Evropës. Bandat kriminale po përdorin vajzat e mitura si instrumente për vrasje.

Misioni i sundimit të ligjit është të sigurojë sigurinë e popullit tonë. Atje ku vajzat e mitura përdoren sistematikisht për vrasje, sundimi i ligjit është i vdekur.

Suedia është miku ynë dhe populli suedez është një komb i madh dhe fisnik.

Jemi të shqetësuar për ju!

Zoti e bekoftë Suedinë!”, shkroi Orban. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR