• e hënë, 23 dhjetor 2024

Orban: Hungaria është për paqe, por duhet të jetë e kujdesshme dhe e përgatitur

Orban: Hungaria është për paqe, por duhet të jetë e kujdesshme dhe e përgatitur

Budapest, 6 mars 2023 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban sot e vizitoi qendrën komanduese për kontroll të forcave të bashkuara në Sekeshfehervar, me qëllim të njohjes me gjendjen e aftësive mbrojtëse të forcave të armatosura hungareze, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi, transmetoi agjencia MTI.

Orban përsëriti se në epokëne tanishme të rrezikut, mbrojtja e Hungarisë është prioritet i qeverisë.

"Zhvillimi i ushtrisë dhe industrisë mbrojtëse nuk guxon të ngadalësohet edhe përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga sanksionet. Ne jemi për paqe, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur", shtoi ai.

Ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Salaj-Bobrovniçki e informoi Orbanin për statusin e programit për zhvillim të mbrojtjes dhe forcave të armatosura, trajnimin e personelit dhe arritjet në zhvillimin e kapaciteteve. ab/ 

QËNDRONI TË LIDHUR