• e mërkurë, 13 nëntor 2024

OPEK përsëri uli parashikimin për rritjen e kërkesës së naftës

OPEK përsëri uli parashikimin për rritjen e kërkesës së naftës

Vjenë, 13 nëntor 2024 (MIA) - Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) në raportin e saj të fundit mujor të nëntorit, të publikuar sot, përsëri uli parashikimin për rritjen e kërkesës globale për naftë këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Siç është parashikuar, OPEK ka rishikuar parashikimin e vet për kërkesën e naftës për të katërtën herë me rradhë, njofton Nezavisne Novine.

Karteli i naftës tani pret që kërkesa globale për naftë të rritet për 1,82 milionë barel në ditë këtë vit, që është më pak se vlerësimi i tetorit për rritje të kërkesës në tetor prej 1,93 milionë barelë në ditë.

Rritja e rishikuar e kërkesës botërore është kryesisht pasojë e kërkesës më të dobët për energjensa në Kinë, por edhe në Indi dhe tregje tjera aziatike dhe afrikane. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR