• e hënë, 23 dhjetor 2024

O'Brajan: SHBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të shkojnë në drejtim të Evropës

O'Brajan: SHBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të shkojnë në drejtim të Evropës

Beograd, 21 tetor 2024 (MIA) - Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Xhejms O'Brajan sot në Beograd tha se SHBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të shkojnë në drejtim të Evropës dhe se besojnë se hapja e një pjese të kufirit të Kosovës për mallrat serb është sukses, por nuk mund të përgjigjej se kur do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Duam ta shohim Kosovën dhe Serbinë në institucionet evropiane", tha O'Brajan në RTS.

O'Brajan tha se sot shkon në Prishtinë për të biseduar për punët praktike dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për mallrat serb, por edhe për ato gjermane si dhe mallrat nga vendet e tjera që të gjitha përballen me pengesa në kufi.

"Është gjithashtu e rëndësishme që lëndët e para të transportohen për të vazhduar biznesin në Kosovë, gjë që është e dobishme edhe për serbët, tha O'Brajan, me të cilin presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli të dielën.

Duke folur për veprimet e autoriteteve të Kosovës, O'Brajan tha se ata nuk koordinohen me SHBA-në dhe partnerët, por duan të tregojnë fuqinë e tyre.

Sipas tij, një nga pasojat që vuan Kosova është se vitin e kaluar vendet e mëdha evropiane nuk votuan për përfshirjen e Kosovës në institucionet e tyre.

"Kosova po mbetet prapa, e gjithë kjo po ndodh sepse nuk ka koordinim, nuk po ndërmarrin veprime të koordinuara", tha O'Brajan.

I pyetur se kur do të formohet AKS-ja, O'Brajan tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se formimi i AKS-së është një hap normal dhe i rëndësishëm që serbët të jetojnë normalisht në Kosovë.

"Dua përparim në këtë edhe para krijimit të AKS-së... Këto detyrime kanë qenë në fuqi që nga viti 2015. Ne jemi ende duke punuar për të, nuk mund të premtoj ndonjë afat", tha O'Brajan.

Zyrtari amerikan deklaroi se politika e SHBA-së ndaj këtij rajoni është e tillë që gjashtë vendet po lëvizin shumë shpejt drejt BE-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR