• e premte, 25 tetor 2024

Nxënësit e shkollave të mesme gjatë pushimit veror mund ta përdorin transportin publik në autobusat e NQP-së

Nxënësit e shkollave të mesme gjatë pushimit veror mund ta përdorin transportin publik në autobusat e NQP-së

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Ndërmarrja qarlkulluese publike "Shkup" i njofton nxënësit e shkollave të mesme se sivjet, gjatë pushimeve verore, kanë të drejtë të lëvizin falas me autobusët e tyre nëse i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të transportit publik falas.

"E drejta e transportit falas gjatë pushimeve verore është në përputhje me Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm në vitin 2024, ku ndër të tjera thuhet se “me fillimin e vitit 2024 nxënësit nga Shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë transportin falas si gjatë pushimeve dimërore ashtu edhe gjatë pushimeve verore dhe në këtë mënyrë t'i përmbushin obligimet e tyre shkollore për ndjekjen e trajnimeve praktike dhe praktikantëve...”, njoftoi NQP. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR