• e premte, 05 korrik 2024

Numri i viktimave nga tërmeti në Tajvan arrin në 13, qindra njerëz mbeten të bllokuar

Numri i viktimave nga tërmeti në Tajvan arrin në 13, qindra njerëz mbeten të bllokuar

Taipei, 6 prill 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Tajvanin këtë javë ka shkuar në 13. Qindra njerëz mbeten të bllokuar, njofton DPA duke u thirrur në burime të autoriteteve.

Ata sot kumtuan se një trup tjetër është gjetur në Parkun kombëtar Taroko në lindje të ishullit.

Gjashtë persona llogariten të zhdukur, ndërsa 1.145 persona janë lënduar.

Të dhënat e djeshme kanë qenë për 12 të vdekur dhe 13 të zhdukur.

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë sipas Rihterit ka përfshirë të mërkurën lagjen Hualien në pjesën lindore të Tajvanit. Rrugët malore kanë qenë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut, duke lënë më shumë se 440 njerëz - turistë dhe banorë lokal të bllokuar në Parkun kombëtar Taroko të njohur për pamjet e saj piktoreske.

Foto: arkivi i MIA-s

 



 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR