• e shtunë, 06 korrik 2024

Bajden përsëriti se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga gara presidenciale

Bajden përsëriti se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga gara presidenciale

Uashington, 5 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden përsëriti se "nuk ka ndër mend të largohet" përballë thirrjeve nga shumë demokratë për ta ndërprerë kandidaturën e tij për rizgjedhje.

Ai e shfrytëzoi festën e Ditës së pavarësisë për t'iu kundërpërgjigjur dyshimeve për qëndrueshmërisë së tin dhe kthjelltësisë mentale.

Gjatë festës, një person nga publiku i tha presidentit amerikan: "Vazhdoni të luftoni! Na duheni!", ndaj çka ai iu përgjigj: "Mund të llogarisni në mua. Nuk kam ndër mend të largohem", duke e përsëritur premtimin e tij se do të mbetet në garë edhe përkundër thirrjeve të shpeshtuara për tërheqjen e tij.

Bajden javën e kaluar pati paraqitje katastrofale gjatë debatit me Donald Trampin. Ishte konfuz, i pafokusuar, në momente fliste sikur të mos e kishte idenë se për cilën temë bëhet fjalë. Opinioni amerikan me vite debaton nëse një president 81-vjeçar është në gjendje psiko-fizike ta udhëheqë fuqinë më të madhe botërore. Debati i thelloi ato diskutime dhe aspak nuk janë në dobi të Bajdenit.

Shumë demokratë ditëve të fundit qartë bënë me dije se Bajdeni duhet të tërhiqet në mënyrë që një fytyrë e re për përballet me Trampin, i cili, sipas anketave, është në epërsi.

Xho Bajden u tha bashkëpunëtorëve dhe liderëve të Partisë demokratike se e ka vizituar mjekun pas rezultateve të tij të këqija nga debati i javës së kaluar me Donald Trampin, që është në kundërshtim me deklaratat e kaluara nga Shtëpia e Bardhë për kujdesin e tij mjekësor, transmeton En-Bi-Si.

Ai gjithashtu u tkaua me guvernatorët demokratë dhe u përball me pyetjet për paraqitjen zhgënjyese në debat. Në pyetjen nëse ka marrë ndihmë mjekësore pas debatit, ai para turmës pranoi se ishte kontrolluar nga mjeku dhe se gjithçka është në rregull, pohojnë dy burime të rrjetit En-Bi-Si. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR