• e shtunë, 06 korrik 2024

Dy viktima pasi furgoni goditi një grup njerëzish në Nju-Jork 

Dy viktima pasi furgoni goditi një grup njerëzish në Nju-Jork 

Nju-Jork, 5 korrik 2024 (MIA) - Dy persona e humbën jetën, ndërsa nëntë janë lënduar kur një pikap goditi në grup njerëzish të cilët festonin Ditën e Pavarësisë në Nju-Jork, njoftuan autoritetet lokale. 

 Shefi i policisë së Nju-Jorkut Xhefri Madri deklaroi se një Ford F-150 ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka kaluar në udhëkryqin dhe shenjën "stop" para se të ndodhte fatkeqësia në parkun Korliris Huk në Menheten. Ai shtoi se dy persona e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. 

 Në mesin e të lënduarve, katër persona janë në gjendje kritike, tre janë të lënduar rëndë, ndërsa dy me lëndime më të lehta, njoftoi ndihmës shefi i shërbimit të zjarrëfikësve të Nju-Jorkut Majkëll Mejers. 

 Inspektorët nuk besojnë se aksidenti është një akt terrorist, deklaruan në brifingun me gazetarët Madri dhe prefekti i Nju Jorkut, Erik Adams. Madri shtoi se shoferi ishte testuar për alkool ku edhe u konstatua se arsyeja e aksidentit ishte konsumimi i alkoolit. qa

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR