• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Tubimi kombëtar nuk do të fitojë shumicën absolute

Anketë: Tubimi kombëtar nuk do të fitojë shumicën absolute

 Paris, 5 korrik 2024 (MIA) - Partia franceze e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN) me siguri nuk do të fitojë shumicën absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën, tregojnë rezultatet e anketave të "OpinionWay" për gazetën ditore ekonomike "Eko". 

Sipas anketës, Tubimi Kombëtar do të marrë mes 205 dhe 230 vende në Kuvendin francez, Fronti i Ri Popullor i Majtë 145-175, ndërsa Aleanca Centriste e presidentit francez Emanuel Makron 130-160 vende. 

 Zgjedhjet parlamentare në Francë mbahen në dy raunde, në 577 njësi zgjedhore ku zgjidhen po aq deputetë, ndërsa për shumicën absolute në Kuvendin Popullorë të partisë fituese janë të nevojshme të paktën 289 vende të deputetëve. 

 Raundi i dyë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat Makroni i shpalli pas humbjes së aleancës së tij RN në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do të mbahen të dielën më 7 korrik. 

 Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 qershor, Tubimi Kombëtar fitori 33 për qind të votave, pastaj Blloku i Majtë Fronti i Ri Popullor me 28 për qind dhe centristët e presidentit Emanuel Makron me 20 për qind të votave. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

  

QËNDRONI TË LIDHUR