Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia është rritur në 63
- Numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin lindor spanjoll Valencia është rritur në të paktën 63 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.
Valencia, 30 tetor 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin lindor spanjoll Valencia është rritur në të paktën 63 persona, kumtuan sot autoritetet lokale.
Shërbimet për situata të jashtëzakonshme në Valencia e konfirmuan numrin e viktimave, publikuan mediat amerikane.
Përmbytjet i shndërruan rrugët e fshatrave në lumenj dhe e ndërprenë trafikun hekurudhor dhe rrugor në rajon në këtë fatkeqësi më të madhe natyrore të vendit në kohët e fundit.
Moti i keq dje shkaktoi përmbytje në pjesën më të madhe të Spanjës jugore dhe lindore, me ujëra të rrëmbyeshëm, të përzier me baltë që lëviznin nëpër rrugë me shpejtësi të frikshme.
Policia dhe shërbimet urgjente përdorën helikopterë për të shpëtuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe automobila.
Autoritetet mbrëmë raportuan disa persona të zhdukur, por mëngjesin i sotëm e solli lajmin tronditës për dhjetëra të vdekur në përmbytjet.
Më shumë se 1.000 ushtarë nga njësitë spanjolle për përgjigje gjatë situatave urgjente janë vendosur në zonat e goditura.
"Dje ishte dita më e keqe në jetën time, deklaroi për televizionin kombëtar RTVE kryetari i qytetit Utiel në Valenci, Rikardo Gabaldon.
Ai tha se disa persona në atë qytet ende po konsiderohen të zhdukur.
"Ishim të ngujuar si minj. Uji ka bartur automobilë dhe kontejnerë për mbetiruna nëpër rrugë. Niveli i ujit është rritur në tre metra", tha Gabaldon.
Treni i shpejtë me pothuaj 300 njerëz doli nga binarët për shkak të përmbytjeve në afërsi të Malagës, ndërsa autoritetet hekurudhore kumtuan se nuk ka të lënduar. Trenat e shpejtë mes Valencias dhe Madridit janë ndërprerë, ndërsa janë suspenduar edhe disa linja periferike.
Qeveria spanjolle formoi Komitet të krizës që të ndihmojë në koordinimin e përpjekjeve për shpëtim.Tl reshurat e shiut në mëngges janë ndalur në Valencia, por parashikohet që moti i keq të zgjat deri te enjten, kumtoi shërbimi meteorologjik kombëtar spanjoll. ls/
Foto: EPA