• e martë, 26 nëntor 2024

Numri i të vdekurve në sulmin izraelit ndaj kampit për persona të zhvendosur në Rafah është rritur në 45

Numri i të vdekurve në sulmin izraelit ndaj kampit për persona të zhvendosur në Rafah është rritur në 45

Rafah, 27 maj 2024 (MIA) - Numri i palestinezëve të vrarë në sulmin izraelit ndaj kampit për persona të zhvendosur në qytetin Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, u rrit në 45, ndërsa mes të vrarëve të paktën gjysma janë gra, fëmijë dhe persona të moshuar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmetuan mediat britanike.

Agjencia Vafa citoi se të paktën tetë raketa kanë goditur tenda në pjesën veriperëndimore të qytetit, ku janë akomoduar palestinezët e zhvendosur.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kumtoi se spitali i tyre mobil në Rafah ka pranuar një numër të madh të të lënduarve, ndërsa një numër të madh pacientësh pranojnë edhe spitalet tjera.

Funksionari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, sulmin në Rafah e përshkroi si "masakër".

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) publikuan se kanë kryer një sulm të qëlluar ndaj kompleksit të Hamasit në qytetin Rafah, ku janë mbledhur funksionarë të lartë të grupit kryengritës palestinez, publikoi Tajms of Izrael.

IDF më vonë publikoi se në sulm janë vrarë komandanti i shtabit të Hamasit, Jasin Rabija, dhe një anëtar i Hamasit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR