• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit, vlerëson KE në Raportin për vitin 2023

Nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit, vlerëson KE në Raportin për vitin 2023

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian në Raportin për përparimin e vendit për vitin 2023 vlerëson se nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit gjatë periudhës raportuese dhe se sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut  është ndërmjet një niveli të vendosur dhe mesatar të gatishmërisë.

Në pjesën për sistemin gjyqësor, në Raportin theksohet se Këshilli gjyqësor duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet të kundërshtojë në çdo ndikim të jashtëm.

"Shkarkimi i diskutueshëm i kryetarit të Këshillit gjyqësor ngriti shqetësim për ndikime të papërshtatshme politike. Është vonuar miratimi i strategjisë së re për reformat në gjyqësor, qëllimi i së cilës është përmirësimi i punës së institucioneve. Përparimi në zbatimin e strategjive për burime njerëzore për gjyqësorin dhe prokurorinë ishte i kufizuar. Mungesa e masave për ballafaqimin me ndikimin e pensionimeve të lajmëruara ka ndikuar në efikasitetin. Shumica e avancimeve për gjykatat më të larta u përballën me shtyrje shtesë. Vazhdoi puna për përmirësimin e sistemit të automatizuar të informacionit për menaxhimin me çështje gjyqësore për shpërndarjen e rastësishme të lëndëve në gjykatat. Një sistem i ngjashëm është futur edhe në Prokurorinë Publike", theksohet në Raportin e KE-së.

Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk janë zbatuar dhe mbetën, ndërsa vendi vitin e ardhshëm duhet të punojë veçanërisht në:

→ të përfundohet zbatimi i strategjisë për reforma në gjyqësor dhe planin e azhurnuar të veprimit, me fokus të veçantë në miratimin e një Ligji të ri për procedurën gjyqësore, të harmonizuar me standardet evropiane dhe të përgatitet një strategji e re për reforma në gjyqësor (2023-2027) pa shtyrje;

→ rishikimin e (M i kornizës legjislative dhe funksionimit të përgjithshëm të Këshillit Gjyqësor për të forcuar transparencën dhe pavarësinë e tij dhe për të përshpejtuar zbatimin e strategjive të burimeve njerëzore për gjyqësorin dhe prokurorinë;

→ të sigurohet që AKMIS-i të jetë plotësisht funksional dhe në përputhje me nivelin e kompleksitetit të çështjeve gjyqësore dhe mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave.

Në pjesën e luftës kundër korrupsionit, Komisioni Evropian vlerëson se nuk është arritur përparim dhe se vendin është ndërmjet një niveli të vendosur dhe mesatar të gatishmërisë.

"Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese. Është rritur numri i shtyrjeve dhe kthimit nga fillim i gjykimeve të çështjeve të korrupsionit në nivel të lartë, që rezultoi në disa çështje me vjetërësim. Kodi Penal është ndryshuar me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Dënimet maksimale ligjore për krime specifike penale të lidhura me korrupsionin janë reduktuar, gjë që pati implikime në zbatimin e vjetërësimit dhe ndikoi, ndaloi apo madje edhe ndërpreu një numër të madh të çështjeve  të korrupsionit në nivel të lartë, duke përfshirë edhe nga ish-Prokuroria speciale publike (PSP). Amandamentet, gjithashtu, e pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkelje të tilla. Kjo është çështje e një shqetësimi serioz", theksohet në Raportin.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), në raportin e KE-së njihet si proaktiv në sigurimin e udhëzimeve të politikave për parandalimin e korrupsionit për institucionet publike.

"Hapi disa çështje, por duhet të ndiqen rekomandimet e saj. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e funksionimit të KSHPK-së, veçanërisht me ndarjen e mjeteve shtesë për rekrutimin e stafit të kualifikuar", qëndron në Raportin.

Sipas Raportit, burime shtesë njerëzore dhe financiare, gjithashtu, duhet të vihen në dispozicion të Prokurorisë Publike, qendra hetimore dhe njësi për zbatimin e ligjit të ngarkuara për hetimin e korrupsioni, ndërkohë që sektorët që janë më të rrezikuar ndaj korrupsionit kërkojnë vlerësime të synuara të rrezikut dhe aktivitete konkrete. 

Rekomandimet nga viti i kaluar nuk janë plotësisht të adresuara dhe mbeten, ndërsa vendi në periudhën e kaluar duhet të punojnë veçanërisht në: 

→ përmirësimin e zbatimit të strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe zbatimin e duhur të rekomandimeve të GREKO;

→ të ndajë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, duke përfshirë ekspertë financiarë, për Prokurorinë Themelore Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për të siguruar llogaridhënie efektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë;

→ të përmirësojë veprimin në çështjet me korrupsion të lartë - me hetime proaktive në kohë, profesionale dhe transparente, ndjekje penale, vendime të plotfuqishme dhe dëmshpërblime, duke përfshirë konfiskimin e mjeteve kriminale, konfiskimin e bazuar në vlerë, konfiskimin e zgjatur dhe konfiskimin nga pala e tretë.

Në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar, në Raportin vlerësohet se Maqedonia e Veriut ka një nivel të caktuar të përgatitjes dhe se është arritur përparim i caktuar gjatë periudhës raportuese.

"Vendi vazhdon të ketë një nivel të mirë bashkëpunimi operativ me vendet anëtare të BE-së, vendet fqinje që nuk janë anëtare të BE-së, Europolin dhe Eurodrejtësia. Një ligj i ri për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit hyri në fuqi në korrik 2022, ndërsa legjislacioni zbatues tani duhet të hartohet dhe miratohet në kohën e duhur. Duhet bërë më shumë për të përmirësuar efektivitetin e zbatimit të ligjit në luftën kundër formave të caktuara të krimit, si pastrimi i parave dhe krimi financiar", theksohet në Raportin e KE-së.

Vendi, gjithashtu, duhet ta miratojë dhe zbatojë legjislacionin e nevojshë për të rregulluar veprimtarinë e Zyrës për pagesën e pronës, ndërsa kapaciteti i Qendrës kombëtare koordinuese për të luftuar krimin e organizuar duhet të përmirësohet.

- Koordinimi mbetet kyç për të gjitha palët e përfshira në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë prokurorinë dhe policinë, thuhet në Raportin e KE-së.

Në pjesën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, vlerësohet se është arritur njëfarë përparimi, në përputhje me synimet e përcaktuara në planin e përbashkët të veprimit për luftën kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen e re dypalëshe të zbatimit. Strategjitë kombëtare për luftën lundër terrorizmit (2023-2027) dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm (2023-2027) u miratuan në maj 2023, së bashku me planet e lidhura të veprimit.

Maqedonia e Veriut është një nga nga rrugët kryesore të tranzitit për për lëvizjen e migracionit dhe vendi vazhdon të luajë një rol aktiv në menaxhimin me flukset e përziera të migracionit.

"Vazhduan përpjekjet për të ofruar kushte dhe shërbime elementare të jetesës për të gjithë emigrantët në vend. Megjithatë, ekziston nevoja për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative për të gjitha aspektet e menaxhimit të migracionit. Më shumë personel dhe burime shtesë materiale dhe teknike nevojiten për të rritur kapacitetin në një nivel të kënaqshëm", theksohet në Raportin.

Sipas Raportit të KE-së, është i nevojshëm regjistrimi sistematik i migrantëve, mbrojtja nga profilizimi, krijimi i një sistemi të përshtatshëm për menaxhimin e lëvizjeve të parregullta dhe ndalimi i praktikës së kthimit të migrantëve jashtë kuadrit ligjor. Vendi gjithashtu duhet të finalizojë dhe miratojë një plan emergjence për menaxhimin e flukseve të mëdha të migracionit.

Në Raportin e KE-së, gjithashtu, theksohet se marrëveshja për status për bashkëpunim operativ në menaxhimin me kufijt me Agjencinë Evropian për roje kufitare dhe bregdetare(Fronteks) ka hyrë në fuqi më 1 prill 2023, duke lejuar fillimin e një operacioni të përbashkët me vendosjen e oficerëve nga vendet anëtare të BE-së për sigurimin e mbështetjes pranë kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit të parregullt dhe krimit ndërkufitar. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR