• e shtunë, 06 korrik 2024

Nuhiu më nuk është trajner i Shkëndijës

Nuhiu më nuk është trajner i Shkëndijës

Tetovë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ekipi i futbollit nga Tetova, Shkëndija sot e ka ndërprerë bashkëpunmin me trajnerin Aridan Nuhiu.

Për këtë vendim tetovarët informuan përmes ueb faqes së klubit.

"Pas vlerësimit të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, arritën marrëveshje bilaterale për ndërprerje të bashkëpunimit me trajnerin, Ardian Nuhiu. Këtë vendim e ndajmë me bindje se në këtë moment është me rëndësi të bëhen ndryshime, të cilat do të sjellin frymë të re dhe orientim të ri në ekipin tonë. I falënderohemi trajnerit Nuhiu dhe ekipit të tij për kontributin derisa ishin pjesë e jona, duke ju dëshiruar sukses në të ardhmen e tyre profesionale. Vazhdojmë me vendosmëri në drejtim të ndërtimit dhe sigurimit të cikleve të fitoreve gjatë periudhës së ardhshme", qëndron në kumtesë.

Shkëndija pjesën e parë të sezonit në Ligën e parë të Maqedonisë e përfundoi në vendin e tretë me 35 pikë të fituara në 18 ndeshje. bsh/

Foto: Shkëndija

QËNDRONI TË LIDHUR