Notuesja australiane: Pas notit në Senë, pimë koka - kolë duke bërë përpjekje të lajmë diçka brenda nesh
- - Notuesja australiane Mojshe Xhonson rrëfeu se si sportistët po bëjnë përpjekje të mbrohen pas notit në Senë.
- Post By Fitore Curri
- 09:56, 8 gusht, 2024
Paris, 8 gusht 2024 (MIA) - Notuesja australiane Mojshe Xhonson rrëfeu se si sportistët po bëjnë përpjekje të mbrohen pas notit në Senë.
"Miti për koka-kolën është i vërtetë. Shpesh e pimë pas notit, vetëm që të bëjmë përpjekje të lajmë diçka brenda nesh", deklaroi Xhonson për "Indipendent".
Më 4 gusht, belgia Kler Mishell ishte hospitalizuar për shkak të një infeksioni bakterial pas garës në triatlon në Lojërat në Paris. Për këtë, ekipi belg ishte i detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier.
Për sot në Olimpiadë janë caktuar gara në ujëra të hapura, në Senë në 10 kilometra në konkurrencë të femrave. fc/
Fotografia: EPA