• e hënë, 30 shtator 2024

Norvegjia po mendon ndërtimin e një gardhi në kufirin e saj me Rusinë

Norvegjia po mendon ndërtimin e një gardhi në kufirin e saj me Rusinë

Helsinki, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emili Enger Mel deklaroi se Osvllo mund të vendosë një gardh përgjatë kufirit me Rusinë, duke ndjekur shembullin e Finlandës. 

"Gardhi i kufirit është shumë interesant, jo vetëm sepse mund të veprojë si një pengesë, por edhe sepse përmban sensorë dhe teknologji që ju lejon të zbuloni nëse njerëzit po lëvizin afër kufirit", theksoi Mel.

Ajo shtoi se qeveria norvegjeze aktualisht po shqyrton "disa masa" për të forcuar sigurinë e kufirit me Rusinë në pjesën veriore të Arktikut, siç janë gardhi, rritja e numrit të personelit kufitar dhe rritja e mbikëqyrjes. 

"Nëse situata e sigurisë në rajonin e Arktikut përkeqësohet, qeveria norvegjeze është e gatshme të mbyllë kufirin në një afat të shkurtër", theksoi Mel.

Norvegjia, një vend me 5,6 milionë banorë, është anëtare e NATO-s, nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por është në zonën Shengen. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR