• e hënë, 08 korrik 2024

Një viktimë në zjarrin në hambar në fshatin Oxhalia të Karbincit

Një viktimë në zjarrin në hambar në fshatin Oxhalia të Karbincit

Karbinci, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në fshatin Olaxhilia të Karbincit pasdite ka pësuar  një person nga zjarri në hambar, informojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK). Në kumtesën e QMK-së thuhet se pas marrjes së informacionit për zjarrin, në numrin e vetëm 112 në QMK për hambarin e djegur, rreth mesditës, dhe ndërhyrja e zjarrëfikësve është marrë njoftim se në atë zjarr ka humbur jetën një person në fshatin Oxhalia në Komunën e Karbincit.

"Viktima është gjetur brenda hambarit, ku me siguri është mbytur fillimisht nga tymi dhe më pas është djegur në zjarr deri në mosnjohje të identitetit dhe moshës. Në terren kanë qenë zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) Shtip dhe pjesëtarë të MPB-së nga NJSP Shtip, nga të cilët lajmi është konfirmuar për QKM-në, ndërsa hetimet janë duke vazhduar", thuhet në kumtesën e QKM-së.

Nga QMK-ja theksojnë se është në vijim ekspertiza për shkaqet e zjarrit nga organet hetimore. 

Ndërkohë, pas gjithë apeleve të vazhdueshme nga QMK-ja, është e nevojshme dhe e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga mediat për parandalimin dhe reagimin ndaj rasteve urgjente.  rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR