Një valixhe e dyshimtë është lënë para zyrave të NP "Rrugët Shtetërore", pas kontrollit është konfirmuar se valixhja është e zbrazët
- – Një person i sigurimit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” sot rreth orës 13 ka denoncuar aktivitet të dyshimtë para zyrave të ndërmarrjes, të cilat gjenden në sheshin “VMRO” në Shkup.
- Post By Fitore Curri
- 15:35, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) – Një person i sigurimit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” sot rreth orës 13 ka denoncuar aktivitet të dyshimtë para zyrave të ndërmarrjes, të cilat gjenden në sheshin “VMRO” në Shkup.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në video mbikëqyrje ishin vërejtur dy persona të cilët e kontrollonin hapësirën, me çka njëri prej tyre kishte lënë një valixhe. Menjëherë pas denoncimit të pranuar, shërbimet kompetente kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate.
“Menjëherë pas denoncimit të pranuar, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konfirmuar se valixhja është e zbrazët dhe nuk përfaqëson kërcënim për sigurinë”, bëhet e ditur në kumtesën e policisë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s