Një shtetas i Kosovës me dokumente të falsifikuara italiane u arrestua në VK Bllacë
- Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur proces kundër një shtetasi 26-vjeçar të Kosovës, për të cilin ekziston dyshim bazë se ka kryer vepër penale "falsifikim të dokumenteve".
- Post By Besnik Shuki
- 17:25, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur proces kundër një shtetasi 26-vjeçar të Kosovës, për të cilin ekziston dyshim bazë se ka kryer vepër penale "falsifikim të dokumenteve".
Siç informoi Prokuroria publike, i dyshuari më 24 prill, menjëherë pas mesnate, në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme gjatë hyrjes në shtet, ka përdorur si të vërteta dokumente të rreme - letër njoftim dhe patent shoferi italian.
"Është ndalur kur gjatë kontrollit të pasaportës i ka dorëzuar dokumentet e rreme, ndërsa prokurori publik propozoi që t'i shqiptihet masë paraburgimi për shkak të rrezikut për ikje", qëndron në kumtesë. bsh/
Foto: MIA arkiv