• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një shofer 53-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rajonin e Negotinës

Një shofer 53-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rajonin e Negotinës

Negotinë, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Një shofer 53-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa edhe një tjetër është lënduar në një aksident i cili ka ndodhur dje pasdite në rajonin e Negotinës, kur u përplasën tri vetura të udhëtarëve. 

Nga SPB Veles informojnë për MIA-n se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë - Kavadar në vendin e quajtur "Antenat" ndërmjet një veture të udhëtarëve "ford" me targa të Negotinës e drejtuar nga S.S. (53) nga fshatin Timjanik i Negotinës, një veture të udhëtarëve "opel" me targa të Kavadarit e drejtuar nga R.G. (27) nga Kavadari.

"Nga aksidenti i komunikacionit me automjet të Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Negotina, në spital në Kavadar ishin dërguar shoferët S.S. dhe P.J., ku ishte konstatuar vdekja e S.S., ndërsa te P.J. ishin konstatuar lëndime trupore. Mbikëqyrje në vend kanë kryer prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga NJPB - Negotinë. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi", thonë nga SPB Veles. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR