Një pjesë e komunës së Çairit pa ujë
- Pa ujë sot nga ora 10 janë disa nga shfrytëzuesit në rrugët "Vukovarska", "Strumiçka" dhe "Dizhon" të komunës së Çairit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:39, 7 dhjetor, 2023

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 10 janë disa nga shfrytëzuesit në rrugët "Vukovarska", "Strumiçka" dhe "Dizhon" të komunës së Çairit.
Siç kumton NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën “Vukovarska” 15/1.
Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.
Foto: arkivi i MIA-s