• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski në takim joformal të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Antalia

Mucunski në takim joformal të ministrave të punëve të  jashtme të NATO-s në Antalia

 Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Antalia, Republika e Turqisë.

 Siç bëri të ditur njofton MPJdhe TR, gjatë takimit, ministrat do të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime në lidhje me përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat dhe kërcënimet e sigurisë, si dhe drejtimet dhe prioritetet e ardhshme të Aleancës. Theks i veçantë do t'i kushtohet mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, forcimit të aftësive të saj parandaluese dhe mbrojtëse, si dhe nevojës për ndarje të mjaftueshme buxhetore për mbrojtjen, si një parakusht për siguri kolektive efektive.

 Në takim, ministri Mucunski do të paraqesë pikëpamjet dhe kontributin e vendit si një aleat aktiv dhe i përkushtuar në NATO, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të Aleancës dhe gatishmërinë e saj për t'u përballur me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë. Në margjinat e takimit, ministri do të zhvillojë edhe disa takime joformale me kolegët e tij ministra.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR