• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi - Pirs: Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor mes prioriteteve të Politikës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar

Gashi - Pirs: Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor mes prioriteteve të Politikës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Karen Pirs, deputete speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, dhe e përgëzoi për emërimin e saj në këtë funksion shumë të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, duke i uruar mandat të suksesshëm dhe "ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me institucionet shtetërore në vend përmes dialogut konstrukti".

"Ai theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi i sinqertë që ekziston midis dy vendeve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kultivuar dekada të tëra marrëdhëniesh të shkëlqyera dypalëshe, si në kontekstin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Theksoi se mbetemi të përkushtuar për të kultivuar partneritetin afatgjatë RMV-MB, i reflektuar përmes marrëdhënieve të forta dhe të guximshme. Veçanërisht mirënjohje të veçantë shprehu për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit tonë dhe rajonit, dhe e përshëndeti vendimin se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar është të mbetet e përkushtuar ndaj prosperitetit të Ballkanit Perëndimor", thuhet në njoftimin Kuvendit.

Karen Pirs theksoi se marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se "ekziston një numër i madh investimesh britanike në vend që ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet e përgjithshme ekonomike". Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar kryeson Procesin e Berlinit dhe "vazhdon të mbështesë përpjekjet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera në rajon".

"Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është shumë e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi parlamentar dhe që të dy parlamentet të mbajnë komunikim të rregullt midis grupeve parlamentare, duke forcuar kështu diplomacinë parlamentare në përgjithësi", njoftojnë nga Kuvendi. qa/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR