• e mërkurë, 25 shtator 2024

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar pasi një automjet ka dalë nga rruga në rrethinën e Koçanit

Një person ka humbur jetën dhe dy janë lënduar pasi një automjet ka dalë nga rruga në rrethinën e Koçanit

 Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar pasi automjeti "Suzuki" me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga Leski - Zërnovci, afër Koçanit, njofton MPB-ja.

 "Më datë 16.08.2024 rreth orës 17:20 në Stacionin Policor Koçan është raportuar se në rrugën rajonale fshati Leski - fshati Zrnovci, rrethinën e Koçanit, automjeti i pasagjerëve   "Suzuki" me targa të Vinicës, i drejtuar nga R.S (62). fshati Viniçka Kërshlla, Komuna e Vinicës, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjeri S.A.(55) nga fshati Viniçka Kërshlla, i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit, ku më pas ka ndërruar jetë. Ndërkaq,  lëndime të lehta ka marrë shoferi dhe pasagjeri tjetër M.S (60) nga fshati Viniçka Kërshlla,  konstatuar në spitalin e Koçanit", theksojnë nga MPB-ja.

 Ekspertizë në vendin e aksidentit ka kryer ekipi inspektues i Departamentit të Policisë së Koçanit dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR