• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një helikopter i MPB-së do ta shuajë zjarrin mbi fshatin Vranovc i Epërm

Një helikopter i MPB-së do ta shuajë zjarrin mbi fshatin Vranovc i Epërm

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarri në pyje, për disa minuta mbi fshatin e Vranovcit të Epërm do të ngritët një helikopter i MPB-së me një kovë prej tre tonë, kumtuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç sqaron QMK-ja, bëhet fjalë për zjarr në lartësi mbidetare prej rreth 1.200 metra.

Më parë u bë e ditur se drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, mëngjesin e sotëm ka qenë pjesë e mbikëqyrjes së helikopterit në malin Jakupica në zonën ndërmjet komunës Çashkë dhe Bogomillë.

"Gjatë pasdites së djeshme është raportuar për zjarr në fshatin Vranovc i Epërm, komunë e Çashkës. Zjarri është serioz, digjet bar, ndërsa në disa vende ka depërtuar në pyll. Ndoshta do të ketë nevojë për ndërhyrje shtesë me helikopter", deklaroi atëherë Angellovi.

Ai shtoi se një ekip i NP “Pyjet nacionale” po tenton të vendosë kontroll.

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR