• e diel, 22 dhjetor 2024

Një grup në Alternativë kërkoi ndryshime në parti

Një grup në Alternativë kërkoi ndryshime në parti

Tetovë, 18 korrik 2023 (MIA) - Përfaqësues të Alternativës nga të gjitha degët dhe anëtarët e Bordit Qendror mbajtën konferencë për shtyp në Tetovë për të shprehur pakënaqësinë dhe vërejtjet për, siç thanë ata, mossuksesin e kryesisë në përmbushjen e detyrave të partisë që nga mbajtja e kongresit të fundit. Sipas këtij grupi, në parti ka një vit e gjysmë turbullirë, por kjo nuk ndikon në kryesinë.

"Duke filluar me anashkalimin e strukturave, politikat e gabuara, qëndrimet joparimore, përqëndrimin e pushtetit vetëm te disa individë, vendimmarrjen nga një grup i vogël individësh etj. Largimi i krahut të Studeniçanit dhe Labunishtës, mosrespektimi i anëtarëve të kryesisë dhe kuvendit qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që na tregojnë si partinë më të dobët janë disa nga arsyet që na bëjnë të reagojmë tek sekretari i përgjithshëm. Imponimi i emërimeve nëpër struktura, politikat sipas humorit të ditës, inati politik ndaj kujtdo që mendon ndryshe, fatkeqësisht nuk e bëjnë sekretarin e përgjithshëm të denjë për postin që mban, deklaroi në emër të pranishmive, Dritan Bexheti, i cili është kryetari i deges së Tetovës.

Ai tha se nuk është koha për bashkëpunim me parti të tjera, por duhet që Alternativa të jetë një parti më e fortë.

"Sipas sondazheve, së fundmi kemi dalë si partia më e dobët. Disa aktivistë janë të zhgënjyer, disa nuk duan të merren me politikë, të zhgënjyer nga udhëheqësia. Nuk mund të themi nga të gjithë anëtarët, disa prej tyre janë ata që emërohen nga kryetari. Sa i përket bashkëpunimit parazgjedhor me partitë tjera shqiptare, bashkëpunimi me Lëvizjen Besa ishte i përshpejtuar, sepse me Lëvizjen Besa nuk janë ndërmarrë hapa shtesë (grup deputetësh, anëtar i KSHZ-së), tha Bexheti.

Sipas tij, këtë shqetësim e ka e gjithë struktura, ndaj i bën thirrje deputetëve aktualë dhe të mëparshëm që t'i mbështesin. Ai shtoi se kjo vlen edhe për strukturat e tjera që u larguan nga partia për shumë arsye.

"Pasi e mori detyrën e sekretarit të përgjithshëm së bashku me nënkryetarët e partisë, si pushtet ekzekutiv nuk patën sukses në të gjitha premtimet parazgjedhore, shkelën çdo parim që promovuan dhe revoltuan anëtarët, arsye që tregojnë mossuksesin e subjektit, këtë e vërtetojnë edhe sondazhet e fundit. Sakrifikimi i të gjithë subjektit për të shpëtuar karrierën politike të nënkryetarit Bekim Sali për shkak të dështimeve të dukshme dhe koordinimit me eksponentë jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm sa e rrit inatin tonë ndaj të dyve. Prandaj është koha që kryetari të veprojë dhe të zgjidhë të theksuarën lartë, sepse në të kundërt subjekti shkon drejt shkatërrimit", tha Dritan Bexheti.

Kryetari i Degës së Tetovës ka treguar se listën e anëtarëve të nënshkruar do t'ia dorëzojë kryetarit, siç tha ai, për herë të fundit, me shpresë se do të mendojë dhe do të marrë masat e duhura. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR