• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një grua u lëndua gjatë rrëzimit të një druri në Shkup

Një grua u lëndua gjatë rrëzimit të një druri në Shkup

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Një grua është lënduar pasi nga era e fortë sot pasdite ka rënë një dru në bulevardin "Klimenti Ohrit" në Shkup.

Gruaja është transferuar në klinikat e Shkupit, ndërsa në pastrimin e terenit ka intervenuar edhe Njësia territoriale kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit me tre zjarrfikës.

Është shkaktuar edhe dëm material.

Më parë QMK-ja informoi për një dru të rënë edhe në qendrën tregtare Vero Xhambo.

Më shumë informacione nga QMK-ja paralajmërojë për më vonë.

Sinoptikanët për këtë pasdite parashikojnë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, breshër dhe erë të fortë mbi 70 kilometra në orë. Paralajmërojnë për vigjilencë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës në disa rajone, si dhe lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe luginave të thata dhe vendeve ku ka rrezik për rrëshqitje dheu. ls/ 

foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR