• e shtunë, 22 shkurt 2025

Një gabim i stafit të kuzhinës shkaktoi zjarrin në hotelin "Grand Kartal" në resortin turk të skijimit në Bollu

Një gabim i stafit të kuzhinës shkaktoi zjarrin në hotelin

Ankara, 27 janar 2025 (MIA) - Zjarri në hotelin "Grand Kartal" në qendrën turke të skijimit në Kartalkaja, në komunën Bollu, në të cilin humbën jetën 78 persona, është shkaktuar nga një gabim në kuzhinën e hotelit, publikojnë sot mediat turke rezultatet e hetimit.

Derisa përgatitej mëngjesi në hotelin "Grand Kartal" vaji i nxehtë ka marrë flakë dhe flakët janë përhapur pas ndërhyrjes së gabuar të punonjësve të kuzhinës, të cilët kanë tentuar të shuajnë zjarrin me ujë, transmeton portali turk Trend.

Sipas konstatimeve të hetimeve, zjarri është shkaktuar nga spërkatja e vajit të nxehtë në skarë gjatë përgatitjes së ushqimit dhe zjarri është përhapur nga ndërhyrja e gabuar e punonjësve të kuzhinës, të cilët nuk kanë përdorur aparat të zjarrfikësve, por ujë.

Pasi vaji i nxehtë ra në kontakt me ujin, flakët u përhapën në tavanin e kuzhinës dhe më pas në katet e sipërme të hotelit.

Është konstatuar se punonjësit e kuzhinës kanë reaguar në panik dhe janë larguar të frikësuar nga kuzhina, ndërsa mysafirët e hotelit nuk kanë mundur të njoftohen për zjarrin pasi nuk ka funksionuar alarmi i zjarrit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR