• e premte, 05 dhjetor 2025

Një delegacion i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vizitë në Vermont për avancim të bashkëpunimit mbrojtës

Një delegacion i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vizitë në Vermont për avancim të bashkëpunimit mbrojtës

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Një delegacion i kryesuar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, së bashku me sekretaren shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova, prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditëshe zyrtare në shtetin federal të Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita realizohet në kuadër të Programit për partneritet të SHBA-së dhe përfshin takime me përfaqësues të lartë nga Garda nacionale e Vermontit, universiteti ushtarak Norviç, si dhe me përfaqësues zyrtarë të shtetit të Vermontit. Në kuadër të vizitës, delegacioni do të realizojë takim edhe me guvernatorin e Vermontit, Fill Skot.

Qëllimi kryesor i vizitës, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, është avancimi i bashkëpunimit strategjik mbrojtës, këmbimi i përvojave dhe planifikimi i përbashkët i stërvitjeve dhe aktiviteteve.

"Ky aktivitet paraqet edhe një hap në drejtim të përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe interoperativitetit mes Armatës së RMV-së dhe forcave të armatosura të SHBA-së, në frymën e aleancës në NATO", thonë nga SHM e Armatës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR