Një automjet është përplasur në portën e jashtme të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, është arrestuar shoferi
- Një automjet është përplasur në portën e jashtme të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi shërbimi sekret amerikan.
- Post By Melahat Baftija
- 08:39, 9 janar, 2024

Uashington, 9 janar 2023 (MIA) - Një automjet është përplasur në portën e jashtme të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi shërbimi sekret amerikan.
Shefi i komunikimeve të shërbimit sekret amerikan, Entoni Gugliemi deklaroi se shoferi është arrestuar, ndërsa hetimi vazhdon.
Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur menjëherë ndaj kërkesës për koment lidhur me incidentin që ka ndodhur rreth orës 6 pasdite.
Një burrë nga Delaver është akuzuar për ngasje në gjendje të dehur muajin e kaluar, pasi që rastësisht e përplasi automjetin e tij në autokolonën e presidentit amerikan Xho Bajden.
Shërbimi sekret i SHBA-së njoftoi se nuk ka nevojë për siguri plotësuese në lidhje me ngjarjen. mb/