• e martë, 15 tetor 2024

Një amerikan u arrestua me armë zjarri në afërsi të një tubimi të Trampit në Kaliforni

Një amerikan u arrestua me armë zjarri në afërsi të një tubimi të Trampit në Kaliforni

Las Vegas, 14 tetor 2024 (MIA) - Një burrë nga Nevada i cili kishte me vete armë zjarri dhe disa pasaporte të falsifikuara në automjetin e tij, u arrestua në pikën kontrolluse në afërsi të një tubimi të kandidatit republikan presidencial Donald Tramp të shtunën në Kaliforninë jugore.

Personi është liruar po të njëjtën ditë me kaucion prej 5000 dollarë.

I dyshuari, një banor 49-vjeçar i Las Vegas-it, po ngiste një "xhip ti zi" të paregjistruar që u ndalua nga nëpunësir lokalë të zbatimit të ligjit të cilët e siguronin tubimin e Trampit në Koaçella, në lindje të Los Anxhelosit, deklaroi sherifi i qarkut Riversajd.

Sipas tij, besohet se departamenti i tij ka penduar një atentat, megjithëse ai pranoi se këto janë spekulime. Një zyrtar federal dje deklaroi se hetimi federal është në vijim. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR