• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet një person nga Sarajeva për shkak të denoncimeve të rrejshme

Arrestohet një person nga Sarajeva për shkak të denoncimeve të rrejshme

Sarajevë, 15 tetor 2024 (MIA) - Një nxënës i shkollës së mesme në Sarajevë është arrestuar nën dyshim se dhjetëra herë ka dërguar denoncime të rrejshme për bomba të vendosura në shkolla.

Nxënësi u arrestua mbrëmë në aksionin e Departamentit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kantonit Sarajevë, policisë federale dhe Agjencisë së inteligjencës dhe sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës.

Adoleshenti do të dorëzohet në Prokurori në kantonin Sarajevë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR