• e shtunë, 21 dhjetor 2024

UNICEF: Mbi 400.000 fëmijë libanez janë zhvendosur në tre javët e fundit

UNICEF: Mbi 400.000 fëmijë libanez janë zhvendosur në tre javët e fundit

Nju Jork, 15 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se 400.000 fëmijë në Liban janë zhvendosur në tre javët e fundit, deklaroi përfaqësuesi i lartë i UNICEF-it, duket paralajmëruar humbjen e një gjenerate në një vend të vogël i cili ballafaqohet me kriza të shumta dhe tanimë i përfshirë në luftë.  

Izraeli e ka forcuar fushatën kundër grupit të Hezbollahut e cila vepron në Liban, përfshirë edhe invazionin tokësor pas shkëmbimit të zjarrit me atë organizatë pro-iraniane gjatë luftës me Hamasin në Rripin e Gazës.

Luftimet në Liban detyruan 1.2 milion persona të lëshojnë shtëpitë e tyre, ku pjesa më e madhe në tre javët e fundit të përshkallëzimit u larguan për në Bejrut ose në veri të vendit. 

Ted Çajban, zëvendësdrejtor ekzekutiv i UNICEF-it për aksione humanitare ka vizituar shkollat të cilat janë shndërruar në strehimore për familjet e zhvendosura.

"Ajo që më la pa fjalë është se kjo luftë tre javore goditi kaq shumë fëmijë. Derisa qëndrojmë këtu, 1.2 milion fëmijë janë privuar nga arsimi. Shkollat publike libaneze ose nuk janë funksional, ose të shkatërruar nga lufta, ose shfrytëzohen si strehimore. Gjëja e fundit që i duhet këtij vendi, pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, është rreziku i humbjes së disa gjeneratave", tha Çajban. 

Edhe pse disa shkolla private në Liban ende punojnë, sistemi publik arsimor është goditur seriozisht nga luftimet së bashku me grupet më të cenueshme në vend, siç janë refugjatët palestinez dhe sirian. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR