• e shtunë, 06 korrik 2024

Niveli i Vardarit në Veles është 90 centimetra, për 17 centimetra më shumë se mesatarja e nëntorit

Niveli i Vardarit në Veles është 90 centimetra, për 17 centimetra më shumë se mesatarja e nëntorit

Veles, 28 nëntor 2023 (MIA) - Pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut, Vardari në Veles në pikën matëse pranë "Star Most" sot është në nivelin prej 90 centimetra, që është 38 centimetra më shumë krahasuar me ditën e djeshme kur janë matur 52 centimetra, njoftojnë për MIA-n nga Qendra për Menaxhim me Kriza QMK Veles. 

Krahas 90 centimetrave të sotëm, niveli i Vardarit është për 17 centimetra edhe mbi mesataren e muajit nëntor të viteve të kaluara, që ishte 73 centimetra.

"Pas reshjeve të shumta të pasdites së sotme, për nesër pritet një rritje e mëtejshme e nivelit, por tani për tani është shumë nën nivelin kritik dhe nuk ka rrezik që Vardari të derdhet në Veles", theksojnë nga QMK Veles. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR