Nivelet e disa lumenjve janë nën mesataren për muajin shtator
- Nivelet e shumicës së lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin shtator, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Nivelet e shumicës së lumenjve në vend janë nën mesataren për muajin shtator, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, rritje e vetme të nivelit të ujit shënohet në lumin Drini i Zi afër Lozhanit, të Pçinjës afër Banjës së Katllanovës dhe të Vardarit afër Demir Kapisë.
Nivelet e ujit në liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit, sipas matjeve të sotme, janë në kuadër eë mesatares.
Foto: Arkivi i MIA-s