• e shtunë, 27 korrik 2024

Nisma qytetare "Tetova dëshiron park": Komunë e Tetovës, nuk ke para, nuk ke vullnet apo nuk ke mend!?

Nisma qytetare

Tetovë, 17 prill 2024 (MIA) - Nisma qytetare "Tetova dëshiron park" me reagim se ideja e tyre për krijim të parkut pa para, komuna tani imponon projekt shumë të shtrenjtë prej 10 milionë eurove për rrënim të stadiumit dhe ndërtim të të riut.

Ata përkujtojnë se gjatë promovimit të propozimit qytetar "Tetova dëshiron park" parashtruar nga 60 intelektualë dhe mbështetur nga mbi 4.500 qytetarë, organizata dhe klube, argumenti i vetëm i Komunës së Tetovës ishte mungesa e financave për realizim të propozimit për formim të parkut të parë të qytetit.

"Edhe pse ne pohonim se nuk nevojiten para por vullnet, në mënyrë që hap pas hapi në pajtim me ekspertizën e personave profesionistë nga nisma jonë të vihet deri tek realizimi, punonjësit komunal ishin këmbëngulës në qëndrimin - nuk ka para. Për momentin Komuna e Tetovës përmes Ndërmarrjes publike 'Tetovo transport' shpenzon plotë 10 milionë euro para për të gjithë ne banorët për ta rrënuar stadiumin e qytetit, të ndërtojëp të ri, si dhe të ndërtojë terrene të reja futbolli njpëri në f. Sraqinë dhe i dyti menjëherë afër stadiumit me bar artificial në qendrën e dikurshme sportive, sot sipërfaqe e uzurpuar e dhënën nën koncesion për luna park. Konsiderojmë se Komuna e Tetovës po përballet me probleme dhe mangësi shumë më të mëdha dhe nuk ka kurfarë arsyetimi për shpërdorim të mjeteve publike", thuhet në kumtesën e nismës "Tetova dëshiron park".

Sipas tyre, do të ishte ekonomike të rinovohet stadiumi ekzistues, i cili është relativisht i ri dhe i lënë pas dore për shkak të mosmirëmbajtjes, në mënyrë që të kursehen para edhe për mirëmbajtjen e tij të ardhshme.

Foto: TDP

QËNDRONI TË LIDHUR