• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski për rastin me Gruevskin: Partia po pastrohet, popullit i ka ardhur mbi kokë nga marrëveshje të prapaskenave

Nikollovski për rastin me Gruevskin: Partia po pastrohet, popullit i ka ardhur mbi kokë  nga marrëveshje të prapaskenave

 Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE ka një sistem të pastrimit, të katarsisit, që tashmë disa herë e ka bërë dhe kjo është një nga arsyet e mbijetesës së partisë si partia më e fortë politike. Këtë po e bëjmë edhe tani, me rastin me ish-liderin e partisë Nikolla Gruevski, porositi sot nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

"Njerëzve u ka ardhur mbi kokë nga marrëveshje të prapaskenave të politikanëve.  Maqedonia është bërë një vend i teorive të konspiracionit në të cilin njerëzit besojnë më shumë në teorinë e konspiracionit sepse politikanët nga lart i kanë ushqyer ato teori me marrëveshje joparimore dhe të pista nga prapaskena. Kësaj çështje duam t'i japim fund. Gjithsesi  nuk është e lehtë edhe në partinë tënde politike ta bëni, por duhet nëse dëshironi që partia të jetë e pastër dhe e shëndoshë, në mënyrë që ta bëjë Maqedoninë të shëndoshë dhe të pastër nga krimi dhe korrupsioni", deklaroi Nikolloski për "Zdravo Makedonijo"  në TV kanal 5. 

Ai theksoi se prioritet është  se si pas fitores VMRO-DPMNE-ja do të hyjë në qeverinë e ardhshme, si dhe se është koha që BDI-ja të shkojë në opozitë.

 

 

Доколку пројдат уставните измени под бугарски диктат, а нема да пројдат, ве уверувам дека за најмногу шест месеци потоа ќе следи бугарско вето заради работата на Историската комисија, која е

 

Ai dje në intervistën për “360 gradë” në TVM 1 ka ndarë materiale për të cilat pretendonte se janë pjesë e një komunikimi të fshehtë mes ish-kryetarit të VMRO-DPMNE-së Gruevski dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarit të Kuvendi, Talat Xhaferi, dhe një personi  tjetër.  Në këtë rast, Nikolloski tregoi USB, për të cilën pohon se ajo që  këto ditë e ka përmendur  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa ndau tre faqe të shtypura në format A4 për të cilat thotë se janë përmbajtja e USB-së.

Sipas Nikolloskit, këto janë dëshmi se tashmë ish-kryetari i partisë Nikolla Gruevski është pjesë e një skenari për dobësimin e VMRO-DPMNE-së.  

Kjo është USB-ja e famshme në të cilën janë ndryshimet e KP-së. Këto ndryshime i janë dorëzuar Ali Ahmetit, Talat Xhaferit dhe një adresë e tretë nga ana e ish-kryetarit të VMRO-DPMNE-së", tha Nikolloski.  

Tregoi se ka një gjurmë të qartë nga nga është USB-ja.  

 Aktivitetet e Nikolla Gruevskit, siç tha, zgjasin rreth një vit e gjysmë, ndërsa kanë marrë intensitet që nga shkurti i këtij viti. Komunikimin me të e kanë inkurajuar, para së gjithash, partia politike BDI, e më pas edhe LSDM. Fillimisht, sipas Nikolloskit, plani ka qenë që të tërhiqen deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët do të votonin për  nfryshimet kushtetuese.

 

 

Американскиот Стејт департмент ги стави на црната листа за патување поранешниот премиер на Република Северна Македонија Никола Груевски и екс директорот на Управата за безбедност и контраразу

Ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërkaq, në një emision në Infomaks, ka deklaruar se nuk ka lidhje me ndryshimet në Kodin Penal dhe se janë trillime, siç tha,    të ashtuquajtura dëshmi për lidhjen e tij të pretenduar me LSDM-në.

 Foto: VMRO-DPMNE dhe Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR