• e premte, 04 tetor 2024

Nikolloski: Me presidenten kemi qëndrim të njëjtë se na duhet ligj i ri për planifikim urbanistik

Nikolloski: Me presidenten kemi qëndrim të njëjtë se na duhet ligj i ri për planifikim urbanistik

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski e riafimoi qëndrimin për përgatitjen e një ligji të ri për planifikim urbanistik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat patën një varg reagimesh për ndryshimet e ligjit ekzistues që me procedurë të shkurtër ishte votuar javën e kaluar. 

"Thash se definitivisht na duhet një ligj i ri. Propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare të cilat janë prekur që të përgatisim ligj plotësisht të ri për planifikim urbanistik, kështu që me presidenten kemi qëndrim plotësisht të njëjtë lidhur me këtë çështje", tha sot Nikolloski në pyetjen e gazetarëve, pasi presidentja Gordana Siljanovska javën e kaluar paralajmëroi se do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve ligjore, por bëri thirrje që sa më shpejtë të fillojë përgatitja e një ligji të ri me pjesëmarrje të opozitës dhe organizatave joqeveritare. 

Qeveria thotë se arsyeja kryesore e ndryshimeve është thjeshtimi i procedurave për miratimin e planeve për realizimin e objekteve të planifikuara nga komunat me mjetet që do të marrin nga pakoja prej 250 milionë eurosh e parashikuar nga ribalanci i Buxheti. Sipas organizatave civile, megjithatë, ndryshimet do të lejojnë përdorimin e PDU-ve të vjetruara, parametrat dhe matjet e të cilave nuk do të korrespondojnë me realitetin dhe do të shkatërrojnë hapësirën publike. Siljanovska Davkova në shpjegimin e vendimit për nënshkrimin e dekretit për ligjin, ndër të tjera, tha se ndryshimet janë të nevojshme që komunat të marrin mjete për projekte, por ka dërguar vërejtje se në procedurën për sjelljen e ndryshimeve ligjore nuk ka pasur amandamente, as diskutime nga opozita. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR