Qeveria: Prioritet është përmirësimi i sistemit shëndetësor, kujdesi shëndetësor, shërbimet për pacientët
- Përmirësimi i sistemit shëndetësor, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve për pacientët është prioritet i Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Njëqind ditë qeveri e re, do të thotë punësimin e 600 specializantëve në fusha deficitare, heqjen e drejtorëve ekonomikë, një rezonancë të re magnetike në poliklinikën "Idadia", një repart i renovuar i kirurgjisë digjestive dhe pajisje të reja, zgjerim i Listës pozitive për nëntë xhenerikë pse 78 ilaçe, theksohet në kumtesën e sotme të pres-shërbimit qeveritar.
Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Përmirësimi i sistemit shëndetësor, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve për pacientët është prioritet i Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Njëqind ditë qeveri e re, do të thotë punësimin e 600 specializantëve në fusha deficitare, heqjen e drejtorëve ekonomikë, një rezonancë të re magnetike në poliklinikën "Idadia", një repart i renovuar i kirurgjisë digjestive dhe pajisje të reja, zgjerim i Listës pozitive për nëntë xhenerikë pse 78 ilaçe, theksohet në kumtesën e sotme të pres-shërbimit qeveritar.
"Për 100 ditë qeveria shfuqizoi ekzistencën e 1000 drejtorëve ekonomikë dhe kështu i jep fund dualizmit në sistemin shëndetësor. Me këtë do të vendoset saktësisht përgjegjësia në menaxhimin e institucioneve, ndërsa do të kursehen edhe resurset financiare. Intitucionet shëndetësore kanë vetëm drejtorë mjekësorë, të cilët do të menaxhojnë me institucionet shëndetësore", theksohet në kumtesën.
Kujtojnë se punësimi i 600 specializantëve në institucionet shëndetësore publike në fushat deficitare, do të zvhillohet në dy faza. Punësimi i 300 specializantëve deri në fund të vitit dhe po aq, vitin e ardhshëm. Me këtë, siç theksohet, u jepet mundësi mjekëve të rinj, si dhe zgjidhen problemet me turmat në institucionet shëndetësore.
"Më në fund, pas një dekade, qeveria e re në 100 ditët e para mori vendim për zgjerimin e Listës Pozitive me nëntë xhenerikë ose 87 ilaçe, në emra, forma dhe ambalazhe të ndryshme edhe atë për presionin e gjakut, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës. Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për pacientët, me çka gjithsej një milion euro do të mbeten tek qytetarët", shtohet në kumtesën.
Shtesë në poliklinikën "Idadia" në ISHP Shtëpia shëndetësore - Shkup është lëshuar në përdorim aparari i ri për rezonancë magnetike në vlerë prej 1.300.000 euro, i cili nga pikëpamja mjekësore është kulmi i diagnostifikimit, i cili ofron paraqitje, vizualizim më të mirë të një imazhi përfundimtar dhe të detajuar të organeve të brendshme dhe të indeve të buta, një metodë joinvazive, pa dhimbje që përdor rrezatim jojonizues dhe është një avantazh ndaj të gjitha diagnostikimeve të tjera në radiodiagnostikë. Për 100 ditë qeveria e re ka 100 projekte dhe masa për qytetarët.
"Qeverita ka treguar se mund të bëjë ndryshe. Qeveria tregoi se si funksionon me përkushtim dhe në interes të pacientëve. Vazhdojmë të përkushtohemi në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Maqedoni për të gjithë qytetarët", shkruan në kumtesën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s