Reshjet të mirëseardhura për bujqit, rekomandohet aplikimi i masave agroteknike dhe parandaluese
- Të implementohen masat e duhura agroteknike dhe parandaluese për forcimin e serave dhe strukturave të tjera, por edhe pastrimin e kanaleve për dalje më të lehtë të ujërave sipërfaqësore, rekomandojnë agrometeorologët konform paralajmërimeve të DPHM-së që nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti nesër dhe për fundjavë do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
- Post By Fami Bajrami
- 10:04, 4 tetor, 2024
Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Të implementohen masat e duhura agroteknike dhe parandaluese për forcimin e serave dhe strukturave të tjera, por edhe pastrimin e kanaleve për dalje më të lehtë të ujërave sipërfaqësore, rekomandojnë agrometeorologët konform paralajmërimeve të DPHM-së që nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti nesër dhe për fundjavë do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Reshjet, theksojnë ata, janë të nevojshme, sepse lagështia e tokës është ulur ndjeshëm pas verës së thatë.
"Në kopshtari në fillim të muajit mbillen kastravecët e gjelbër, ndërsa në kulturat tjera mblidhen frutat. Edhe në vreshtari ka një vjelje të disa llojeve të vonshme të rrushit. Mbjellja e grurit dhe elbit fillon këtë muaj për kulturat gjysmë bujqësore. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, sepse ndikon në rendimentin. Disa lloje mbjellën më herët dhe disa më vonë. Kushtet e temperaturës diktojnë se kur llojet duhet të mbillen në një rajon të caktuar. Rekomandohet zbatimi i masave korrekte agroteknike. Nëse kushtet atmosferike lejojnë, të vazhdohet me masat e tjera agroteknike", thonë agrometeorologët nga DPHM-ja.
Ata rikujtojnë se sipas parashikimit të motit, gjatë natës të së shtunës dhe më pas gjatë ditës, reshjet do të jenë më të dendura, mbi 30 litra për metër katror, lokalisht në formë stuhie, me bubullima dhe erë të përforcuar herë- herë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.
"Në fillim të javës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell. Reshjet janë të nevojshme, lagështia e tokës është ulur ndjeshëm pas verës së thatë, ndaj reshjet do të mundësojnë mbjellje të suksesshme gjatë vjeshtës", theksojnë agrometeorologët. rq/
Foto: arkivi i MIA-s